Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës. Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ditën e sotme e ka nisur në shoqërinë e mikut të madh të Kosovës, Ambasadorit William Walker, në kuadër të ditëve të përkujtimit për viktimat e Masakrës së Reçakut.
Hamza theksoi se Ambasadori Walker, ashtu si çdo vit, është pranë Kosovës në këto ditë nderimi, duke rikujtuar rolin e tij vendimtar në janar të vitit 1999, kur ai i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe kontribuoi që e vërteta të mos mbetej e heshtur.
“Ditën e sotme e nisa me mikun e madh të Kosovës, Ambasadorin William Walker. Në ditët e nderimit për viktimat e Masakrës së Reçakut, si çdo vit tjetër, Ambasadori Walker është pranë nesh, ashtu siç ishte edhe në janarin e vitit 1999, kur me guxim i dha jehonë botërore krimit serb në Reçak dhe nuk lejoi që e vërteta të mbetej e heshtur.Miqësia dhe kontributi i Ambasadorit William Walker për Kosovën janë të jashtëzakonshme.Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën, Ambasador!”, ka shkruar Hamza.
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...