Bedri Hamza ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Përmes një postimi në rrjete sociale, Hamza tha se vendimi i tij vjen me “përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë”.
“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së,” ka shkruar Hamza.
Ai theksoi se beson në fuqinë e partisë për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si forca kryesore politike në vend, duke nënvizuar rolin historik të PDK-së në proceset kryesore të shtetit.
“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës,” u shpreh ai, shkruan Arbresh.info.
Hamza shprehu mirënjohje për themeluesit e partisë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke uruar që “të jenë së shpejti mes nesh”.
“Unë angazhohem për një PDK që ruan vlerat dhe krijon rrugë për gjeneratat e reja,” shtoi ai.
Në fjalën e tij, Hamza falënderoi gjithashtu ish-kryetarët Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi për “udhëheqjen me dinjitet në kohë sfidash”.
Duke përmbyllur deklaratën, ai theksoi vizionin e tij për një parti të bashkuar dhe me orientim drejt të ardhmes:
“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve.”/Arbresh.info/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...