Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur sot për RTV21, vetë Hamza përmes një telefonate.
Para Hamzës, janë infektuar edhe disa prej kolegëve të tij nga Grupi Parlamentar.
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi më 21 tetor ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Ndërsa më 14 tetor kishte njoftuar Uran Ismaili po ashtu deputet i PDK-së, se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.
Edhe kreu i PDK’së, Kadri Veseli është prekur nga koronavirusi muaj më parë.
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...
I burgosuri shqiptar vret një pakistanez në qeli, dënohet me...
Murati: Kurti i gatshëm të diskutojë me partitë për zgjedhje...
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...