Bashkimi Evropian bazuar në rregullin e përgjithshëm nuk do që të komentojë deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq që tha se derisa ai të jetë në krye të Serbisë nuk do të ketë njohje për pavarësinë e Kosovës si rezultat nga dialogu Kosovë-Serbi.
Ndonëse të dyja palët e bisedimeve kanë përplasje drastike dhe aspak afrim të qëndrimeve, BE-ja nuk kushtëzon as nuk propozon zgjidhje, por vetëm tha se Kosova dhe Serbia do të kenë kohën e mjaftueshme për të arritur te pajtimi.
Këtë për Klan Kosovën e konfirmoi një zëdhënës i BE-së që refuzoi të deklarohet nëse zotimi për mosnjohje të Kosovës nga ana e presidentit serb mund të çojë në bllokim të sërishëm të dialogut.
“Ritmi i dialogut përcaktohet nga të dyja palët. Si lehtësuese, BE-ja do t’i japë dialogut kohën e nevojshme pa e shpejtuar atë artificialisht, por në të njëjtën kohë edhe pa e zvarritur atë pa nevojë”, thanë shkurt nga BE.
Gjatë ditës, Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të jetë pala që do të ndërpresë dialogun dhe u zotua se do t’i përgjigjet thirrjeve të BE-së, por me kushtin që në fund të bisedimeve Kosova dhe Serbia ta njohin njëra-tjetrën.
Megjithatë, partneri më i madh i koalicionit të Hotit, AAK-ja, është pozicionuar se duhet pezulluar dialogu dhe nuk pajtohet me atë që thotë kryeministri.
Këtë qëndrim të partisë po e mban edhe e para e diplomacisë, Meliza Haradinaj-Stublla, që ndryshe nga Qeveria në një deklaratë tha se deklarata e Vuçiqit nënkupton përjashtim nga dialogu deri më 2022.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...