Bashkimi Evropian do të shprehë “keqardhje të thellë” që Serbia nuk ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme ndaj autorëve të sulmeve të vitit të kaluar në veri të Kosovës.
Në draftin e konkluzave të Këshillit të Përgjithshëm të BE-së, kushtuar Serbisë, kërkohet nga Serbia që “urgjentisht” të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës sikur në maj ashtu edhe atë në shtator kur ndodhi sulmi në Banjskë.
RTK merr vesh se në draftin që pritet të miratohet, dënohen fuqishëm sulmet që ndodhën në maj dhe shtator, ndërsa nënvizohet domosdoshmëria për llogaridhënie të plotë.
Këto konkluza do i miratojnë fillimisht ne mes te dhjetorit, ministrat evropian për Evropë, e më pas edhe liderët e shteteve anëtare të BE-së në samitin që do mbahet në fund të dhjetorit.
Bëhet fjalë për pako të konkluzave për zgjerim të cilat miratohen gjithmonë në fund të vitit.
Edhe dialogu zënë vend të rëndësishëm tek kokluzat e sivjetme e ku nga Serbia kërkohet që të respektojë detyrimet e dialogut sikur secilin obligim tjetër nda BE-së.
Gjithashtu në draftin e konkluzave përmendet domosdoshmëria e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe përparimit drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare.
Këshilli i Bashkimit Evropian do kërkoj nga Serbia të inicojë njohjen e simboleve të Kosovës paralelisht me kërkesën drejtuar Prishtinës zyrtare për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu