Bashkimi Evropian tha të martën se planifikon që statusin e urës mbi lumin Ibër, që shënon vijën ndarëse të Mitrovicës, të vendosë në takimin e ardhshëm të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Çështja e urës, siç e dini, kjo është pjesë e çështjes së dialogut, pavarësisht faktit që qeveria e Kosovës vepron në të kundërtën”, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian Nabila Massrali, gjatë një konference për shtyp për gazetarët në Bruksel.
Auoritetet në Kosovë thanë të martën se kanë marrë raportin teknik mbi qëndrueshmërinë e urës kryesore mbi Ibër, si përgatitje për hapjen e saj për lëvizjen e makinave.
Lexo edhe:
Publikohet raporti për urën e Ibrit, Durmishi: Është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi tha se sipas raportit ura mbi lumin Ibër është e qëndrueshme dhe funksionale.
“Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, shkroi ai në rrjetet sociale duke nënvizuar se raporti është paraprak.
Qeveria e Kosovës thotë se hapja e urës do të ishte simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet veriut të banuar me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare.
Por synimet për hapjen e urës kundërshtohen nga pjesëtarët e komunitetit serb ndërsa nxitën kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar ndërkaq se mund të shtojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, që janë në fuqi që nga qershori i vitit të kaluar, nëse administrata në Prishtinë vazhdon me veprime të njëanshme e të pa bashkërenduara, në veriun e banuar me shumicë serbe./voa
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...