Në Bruksel, sot nuk kanë dashur të komentojnë nëse me rastin e arritjes së një marrëveshjes zyrtare mes Beogradit dhe Prishtinës, mund të shtyj Komisionin Evropian të rekomandojë hapjen e kapitujve të parë në negociatat midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Koçijançiq shpjegoi para gazetarëve në Bruksel se parimisht Mogherini nuk jep ndonjë rekomandim të tillë, por Komisioni Evropian.
“Mogherini, si një ndërmjetës në dialog, është në kontakt të rregullt me organet kompetente të Komisionit, si dhe me përfaqësues të vendeve anëtare, të cilët rregullisht i njofton rreth përparimeve në bisedime dhe situatës në terren, por ajo nuk bën rekomandime”, tha Koçijançiq për mediat.
Sipas procedurave të zakonshme rekomandimin e jep Komisioni, ku më pas shtetet anëtarët të saj ia rekomandojnë Këshillit të Evropës, kujtoi zëdhënësja.
Sot, në mëngjes ka filluar raund i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa duhet të përfundojë gjatë orëve të para të pasdites, përkatësisht para samitit BE-Kinë, ku Mogherini do të jetë e pranishme.
Kryeministri kosovar, Isa Mustafa dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, aktualisht janë duke biseduar në lidhje me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, Telekomunikacionin, Energjetikën dhe heqjen e të ashtuquajturit “Parku i Paqes” mbi urën e lumit Ibër.
Gjendet pa shenja jete një grua në shtëpinë e saj në Prizren
Përmbytje masive në jug të Francës
Ekstradohen në Kosovë dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkomb...
Gruaja e raportuar e zhdukur gjendet në Junik, arrestohet i ...
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...