Bashkimi Evropian ka mirëpritur dekretimin dhe betimin e sotëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë para Presidentit, Hashim Thaçi.
Përmes një deklarate të lëshuar në faqen zyrtare të BE-së nga zëdhënësja Maja Kocijancic, thuhet se integrimi i sotëm i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ në gjyqësorin e Kosovës shënon zbatimin e marrëveshjes së drejtësisë të arritur në shkurt 2015 nën dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Një përfaqësues i integruar gjyqësor i të gjitha komuniteteve në Kosovë është një element kritik për të siguruar drejtësinë në emër të të gjithë popullsisë. Një gjyqësor i integruar do të lejojë një zbatim uniform të ligjit të Kosovës në të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës dhe nga të gjitha prokuroritë e Kosovës”, njoftohet përmes komunikatës.
Tutje, BE konsideron se një gjyqësor përfaqësues dhe një zbatim uniform i ligjit të Kosovës, do të sundojë më tej ligjin si një shërbim publik kyç dhe një nxitje kritike për rritjen ekonomike dhe investimet./arbresh.info/
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...