100 të rinj nga rajoni i Gjilanit sot do të nënshkruajnë praktikën me kompani vendore, me qëllim të gjetjes së vendeve të përhershme të punës në të ardhmen.
Kjo është bërë e mundur përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe akti i nënshkrimeve do të bëhet në praninë e shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësueses së Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova.
Aty do të marrin pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe udhëheqës të kompanive që ofrojnë praktikën.
Ambasadorja Apostolova do të bisedojë me praktikantët për pritjet e tyre nga kjo mundësi e rëndësishme dhe do të dëgjojë pikëpamjet e tyre mbi të ardhmen e Kosovës dhe rolin e BE-së në të.
Ambasadorja gjithashtu do të takohet me komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Gjilanit, për të biseduar për perspektivat ekonomike në rajon dhe çfarë do të thotë ky lloj i mbështetjes së BE-së për punësim dhe krijimin e kushteve për të rinjtë që të mbesin në rajon.
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...