BE-Kosovë, fillon takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim

18:37 | 23 Nëntor 2016
M. A.

Në Strasbourg të Francës ka filluar takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. Delegacioni i Kuvendit i të Kosovës, i kryesuar nga z. Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit për MSA, së bashku me delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga z. Tonino Picula, do të zhvillojnë punime gjatë dy ditëve në vijim.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit nga Komisioni Evropian si dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, dhe zëvendësministrja e Integrimit Evropian, znj. Anila Statovci.

Në ditën e parë të punimeve do të trajtohen tema të ndryshme si: gjendja e marrëdhënieve BE- Kosovë; sundimi i ligjit; mbrojtja e të drejtave të njeriut; marrëdhëniet fqinjësore dhe dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë.

Punimet e këtij takimi do të përmbyllen të enjten me një konferencë për medie nga z. Picula dhe z. Haliti, e cila do të mbahet në ora 12:45.

Shpërndaje në rrjete sociale