Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se duhet ndryshuar prioritetet e politikës së jashtme në qoftë se BE i kërkon Serbisë kushte që nuk mund të plotësohen.
“Në qoftë se Bashkimi Evropian kërkon vetëm përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe kushte që nuk mund të plotësohen me arsyetimin që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, atëherë duhet ndryshuar prioritetet e politikës sonë të jashtme”, është shprehur Vulin, përcjell lajmi.net.
Sipas tij, më këto kushte ndaj Serbisë, BE kërkon justifikim që shteti serb të mos jetë anëtar.
“BE përcakton kërkesa të cilat e din se nuk do të plotësohen, ajo kërkon justifikim që Serbia të mos jetë anëtare. Serbia e drejtuar nga Vuçiq nuk është Serbia që heq dorë vetë, këto ditë janë zhdukur me largimin e udhëheqësve të preferuar nga Bashkimi Evropian”.
Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrici ka thënë sot se Kosova është element kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Ai ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe përparimi në fushën e sundimit të ligjit janë ‘shoferë’ kryesor për hyrjen e Serbisë në BE.
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...
Kusari: Nuk ka krizë me derivate në Kosovë, furnizimi stabil...