Zyra e BE-së në Kosovë, sot nis projektin për forcimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.
Projekti zbatohet në partneritet në mes të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK) dhe kolegëve të tyre në Itali dhe Francë: Këshillit të Lartë italian të Gjyqësorit, Ministrinë Italiane të Drejtësisë dhe Këshillin e Lartë Francez të Gjyqësorit dhe Ministrinë Franceze të Drejtësisë.
Projekti synon forcimin e pavarësisë, efikasitetit, cilësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit dhe sistemit prokurorial duke përmirësuar planifikimin dhe zbatimin e reformave gjyqësore/prokuroriale dhe rritjen e efikasitetit të këshillave gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, duke përfshirë edhe Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...