BE-ja në Kosovë nisi sot në Prishtinë një ngjarje dyditore që do të mbështesë më shumë se 20 organizata të shoqërisë civile (OSHC) dhe mediatike për të kontaktuar publikun dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin e tyre në krijimin e një shoqërie më të drejtë, më demokratike dhe shoqërinë gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Veprimtaria “BE-ja për shoqërinë civile dhe mediat në Kosovë – Angazhimi i qytetarëve”, i mbajtur në sheshin Zahir Pajaziti ofron hapësirë për OSHC-të që të promovojnë rezultatet më të rëndësishme të punës së tyre dhe të inkurajojnë publikun që të angazhohet në jetën politike dhe shoqërore përmes aktivizmit qytetar dhe vullnetarizmit.
“Shoqëria civile dhe organizatat mediatike janë një nga partnerët kryesorë të BE-së në avokimin për reforma dhe promovimin e perspektivës së BE-së për Kosovën”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Kosova gëzon një peizazh pluralist mediatik dhe një mjedis të favorshëm për zhvillimin e organizatave transparente dhe të përgjegjshme të shoqërisë civile. BE-ja mbetet e përkushtuar që të angazhohet me akterët e shoqërisë civile në nxitjen e progresit social, promovimin e të drejtave themelore dhe mbikëqyrjen e punës së qeverisë për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, thuhet nw njoftim./arbresh.info/
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve...
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë