Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës.
AI ka thënë se përplasjet në rrugë nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi.
Borrell ka shtuar se ministrat e jashtëm të BE-së, do të diskutojnë sot pikërisht për situatën në veri të Kosovës.
“Ne menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë (anëtarë të misionit të BE-së në Kosovë ). Kjo është e papranueshme, e di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet të kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshje, e as nuk është rruga e duhur për normalizim të situatës”, tha ai, transmeton telegrafi.
Në veri të Kosovës, serbët lokalë kanë ngritur barrikada dhe kanë bllokuar rrugë qysh të shtunën pasdite.
Ata e kanë ndërmarrë këtë veprim pasi Policia e Kosovës ka arrestuar ish-zyrtarin serb të këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të barrikadave.
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë