Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje në vend.
Por, lidhur me këtë ka reaguar ashpër presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka paralajmëruar Turqinë se në rast të rikthimit të dënimit me vdekje në Truqi, jo vetëm që do të pengohej hyrja e vendit në Bashkimin Evropian, por do të sillte fundin e negociatave mes BE-së dhe Turqisë.
“Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.
Kujtojmë se Erdogan paralajmëroi rikthimin e dënimit me vdekje në Parlament menjëherë pas referendumit të prillit i cili nëse fiton po-ja do të rrisë kompetencat e Erdogan.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...