Edhe pse shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas paralajmëroi nisjen e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, nuk ka ende shumë hollësi lidhur me atë se cilat masa konkretisht janë shfuqizuar në këtë fazë.
Në deklaratat zyrtare vetëm konfirmohet gatishmëria e institucioneve evropiane për të filluar një proces gradual të heqjes së masave.
“Përfaqësuesja e lartë e ka ngritur këtë çështje gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, javën e kaluar. Ajo njoftoi se BE-ja ka filluar të heqë gradualisht masat e vendosura në qershor të vitit 2023. Dhe kjo është e kushtëzuar me vazhdimin e hapave drejt de-përshkallëzimit në veri”, ka thënë Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.
Ajo që mësohet jozyrtarisht është se për momentin janë hequr masat që kishin ndaluar pjesëmarrjen e Kosovës në takimet e nënkomiteteve në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe asistenca teknike nga Korniza Financiare për Ballkanin Perëndimor.
Kjo nënkupton se heqja e masave është më shumë simbolike sesa thelbësore, meqë ende nuk janë zhbllokuar projektet evropiane nga të cilat Kosova përfitonte financiarisht në të njëjtën mënyrë si para vitit 2023.
Zyrtarët evropianë shpjegojnë se procesi i heqjes është gradual dhe i kthyeshëm. Ideja në Bruksel është që të lëvizet, siç thuhet, hap pas hapi: nëse vazhdon de-përshkallëzimi në veri të Kosovës, atëherë edhe masa të tjera mund të hiqen gradualisht./rtk
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...