Zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka thënë se raundi tjetër i dialogut në nivelin më të lartë do të mbahet në Bruksel kur të përmbushen kushtet.
Ky reagim i tij pasoi deklaratën e kreut të LDK-së,Isa Mustafa “se dialogu do të vazhdojë pas Krishtlindjeve”.
“Si rregull, ne nuk komentojmë mbi vërejtjet ose raportet e vërejtjeve të pretenduara nga zyrtarë të njërës palë ose tjetrës. BE lehtëson dialogun dhe organizon takime në nivelin e ekspertëve dhe atë të lartë politik për të çuar përpara punën. Kjo është një punë e vazhdueshme”.
“Takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut do të thirret në Bruksel sa më shpejt që kushtet të lejojnë. Në ndërkohë, do të ishte mirë që Prishtina dhe Beogradi të përgatiten për diskutime, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetit politik për kompromis,” tha Stano, raporton portali Kosovo Online.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...