Përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të vazhdojnë dialogun në Bruksel për qarkullim të papenguar të materieve të rrezikshme më 25 prill.
Në vazhdën e dialogut do të flitet edhe për çështjen e letërnjoftimeve, bisedime këto që do të ndërmjetësohet nga BE, ka thënë Maja Kocijançiç, zëdhënësja e zyrtares së lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini
“Kur është fjala për transportim të materieve të rrezikshme, për çka është e nevojshme certifikata ADR e dy palëve, është arritur një marrëveshje i cili lejon qarkullim të papenguar nga 25 prilli”, thuhet në njoftim të zyrës së Mogherinit.
Kur është fjala e vizitave të zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, sipas Kocijançiç-it, “të dyja palët janë pajtuar për lehtësimin e vizitave të zyrtarëve”.
Lidhur me çështjen e letërnjoftimeve “janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet dhe, në të ardhmen të formohet një grup punues për këtë çështje”.
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...