Për shkak të emigrantëve të paligjshëm, policia gjermane të mërkurën ka filluar një kontroll të përgjithshëm në qytetin lindor gjerman Lajpcig.
Bëhet fjalë për dyshime të personave të cilët kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani, shkruan radioleipzig.de, përcjell albinfo.ch.
Rreth 80 forca policore të Saksonisë kanë kontrolluar apartamente nëpër qytete të ndryshme, mes tjerash edhe Lajpcigun. Nga bastisjet janë sekuestruar materiale të vlefshme dhe janë kapur shtatë persona ilegalë.
Mes tjerash nga bastisja janë arrestuar edhe dy shqiptarë, të cilët qëndronin ilegalisht në Gjermani. Ata janë dërguar përpara autoriteteve, për të vendosur nëse do dëbohen ose jo.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...