Shoqata e Familjes së Dëshmorëve ka reaguar lidhur me bastisjen në shtëpinë e Bahri dhe Fahri Fazliut.
Me anë të një postimi në Facebook, Shoqata ka thënë se është e tronditur nga zhvillimet e sotme teksa ka shtuar se po shkelet mbi idealet e brezave të tërë të veprimtarëve të lirisë, shrkuan Arbresh.info.
“(Bastisja) i ka tronditur të gjithë njerëzit normal të këtij vendi, për faktin se kjo Gjykatë Speciale që i thonë e Kosovës, ka prekur atje ku nuk duron më asnjë popull. Ka prekur mbi gjakun e derdhur për çlirim dhe liri kombëtare. Sot kanë bastisur familjen e heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, kurse nesër mund t’ia mësyjnë edhe Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ngase, kjo Gjykatë Speciale jo vetëm po e nëpërkëmbë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare, duke burgosur të gjithë ata që ishin në vijën e parë të frontit për çlirim dhe liri, por ka zënë e po e nëpërkëmbë edhe gjakun e Dëshmorëve të Kombit”, thuhet në reagim.
Tujte, Shoqata ka kritikuar Qeverinë për mosreagimin e saj lidhur me këtë ngjarje.
“Në një shtet si Kosova, sa duket edhe mund të ndodhin bastisje të këtilla, kurdo që i teket dhe kurdo që i bie ndërmend një Gjykatë të këtillë, që i thonë e Kosovës, por që selinë e ka në Hagë dhe ku asnjë shenjë të Kosovës si shtet nuk e ka në strukturën e punës së saj. Kurse qeveritarët tanë, që nuk pushojnë duke marrë nëpër gojë të gjitha nivelet e drejtësie në Kosovë, deri edhe Gjykatën Kushtetuese, nuk e thonë një fjalë, qoftë si propagandë për veshët e popullit, që është mësuar me logjikën e nëpërkëmbjes së vlerave të Luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka theksuar Shoqata në reagimin e saj.
Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, EULEX-i ka realizuar bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu në Prishtinë.
LAJMI I FUNDIT/ EULEX-i bastisë banesën e familjes së dëshmorëve Fahri dhe Bahri Fazliu
Familjarët kanë thënë se banesa ka shërbyer si bazë e UÇK-së deri në përfundim të luftës./Arbresh.info
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...