Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka caktuar Basri Sejdiun, ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Basri Sejdiu, deri tani ka shërbyes si ushtrues detyre i shefit të kardiologjisë invazive në QKUK.
Naser Ramadani, kryesues i Bordit Drejtues, tha se Bordi Drejtues shprehë përkrahjen e plotë për Sejdiun në detyrën e re.
Ndërkaq, edhe Ardian Ferizi, anëtar i Bordit Drejtues nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, u shpreh se Sejdiu do ta ketë përkrahjen maksimale nga ministri Ismali dhe Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi.
“Islam Krasniqi, përfaqësues i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, shprehu përkrahjen e tij, tërë Federatës sindikale e punëtorëve sindikalistë për U.d. Drejtorin e ri”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, Basri Sejdiu, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm theksoi se do të vazhdojë me punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punojë në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve shëndetësore publike, por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike.
“Po ashtu, do të punoj dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së”, tha ai.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...