Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtor i Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Lenjani derisa ka treguar se nga 27 nëntori nuk do të jetë në krye të emergjencës ka thënë se kjo vije përshkak të ndikimit politik dhe bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, meqë shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.
Njoftimi i plotë i Lenjanit:
Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.
Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.
Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.
Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.
Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë.
Ps.
,,Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar”
Faik Konica
,,Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”
Faik Konica
Të dhënat informative si dëshmi flasin;
– 250 Publikime në revista e ndryshme ndërkombëtare
– 48 Citate në revistat e ndryshme ndërkombëtare
– 21 Libra të botuara
– Dekoratë nga Presidenca e Kosovës
– Falenderim nga Ambasada Amerikane , Turqisë, OSBN etj.
Prof. Asoc. Basri Lenjani MD. PhD. /arbresh.info/
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...