Mekanizmi COVAX po zhvillon bisedime me prodhues të ndryshëm për blerjen e 2 miliardë dozave të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2021.
Komisioni Evropian njoftoi se do të sigurojë mbështetje shtesë prej 100 milionë euro për Programin e Qasjes Globale të Vaksinave (COVAX) për koronavirusin e ri (COVID-19).
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se do të ofrojnë më shumë kontribut ndaj mekanizmit të COVAX i cili synon qasje të drejtë dhe të barabartë globale të vaksinës dhe e cila është formuar në Forumin e Paqes në Paris nën kryesimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI) dhe Koalicionit të Inovacionit për Përgatitje ndaj Sëmundjeve Epidemike (CEPI).
“KE-ja më parë ka premtuar se do të sigurojë një kontribut prej 400 milionë euro për COVAX”, rikujtoi Von der Leyen, e cila njoftoi se për programin do të sigurohet një fond shtesë prej 100 milionë euro.
Mekanizmi COVAX po zhvillon bisedime me prodhues të ndryshëm për blerjen e 2 miliardë dozave të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2021./AA/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran