Kanë kaluar gati 6 vjet prej se është vendosur gurthemeli për Xhaminë Qendrore në Prishtinë por puna për ndërtimin e saj nuk ka filluar ende.
Hapësira që ishte planifikuar për këtë xhami vazhdon të shfrytëzohet si parking nga Posta dhe nga Telekomi i Kosovës.
Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka kthyer një përgjigje se kur do të fillojë të ndërtohet objekti në fjalë, raporton KTV.
Zyrtarë të BIK-ut, përmes telefonit, kanë thënë se nuk kanë çfarë të deklarohen para kamerës, derisa qëndrimi i tyre lidhur me ndërtimin e xhamisë është i njëjti me atë çfarë ka deklaruar ditë më parë kryeimami Naim Tërnava.
Tërnava, gjatë festës së Bajramit, kishte thënë se projekti dhe buxheti për ndërtimin e xhamisë janë gati.
Por në Komunën e Prishtinës thonë se Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka aplikuar ende për leje. Ka kërkuar leje vetëm për kushtet ndërtimore, që i prin lejes për ndërtim.
Zyrtarët e saj deklarojnë se në momentin që do të aplikojnë, kërkesa menjëherë do të shqyrtohet.
Plani i Xhamisë ishte kundërshtuar nga Komuna e Prishtinës, pasi nuk i kishte plotësuar kushtet ndërtimore.
Televizioni jozyrtarisht merr vesh se Bashkësia Islame është duke e përshtatur projektin me kushtet ndërtimore dhe se nuk do të ketë lokale, ashtu siç ishte paraparë në projekt.
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...