Ngushëllimeve të shumta për vdekjen e Adem Demaçit i është bashkangjitur edhe Bashkësia Islame e Kosovës.
Nëpërmjet një telegram ngushëllimi, kryetari i BIK, Naim Tërnava, ka thënë se Kosova mbeti pa kryeveprimtarin e paepur të çështjes kombëtare.
“Ai qe frymëzim e inspirim për breza të tërë për të realizuar të drejtat tona si popull, për të jetuar me dinjitet e të barabartë me popujt e lirë”, thuhet në telegram.
Tërnava e cilësoi Demaçin si njeri të pathyeshëm edhe pse u përball me regjime moniste totalitare. Ai tha se populli i Kosovës do ta kujtojë atë përherë, duke shprehur lutje për të.
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...
Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ard...
Ambasada gjermane: Shpresojmë që institucionet e reja do të ...
Rama për raportet me Kosovën: Do të ishte mirë një mbledhje ...