Shqipe Selimi-Rexhepi me rastin e 3-vjetorit të arrestitimi të ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se bashkëshorti i saj Rexhep Selimi dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti Kryeparlamentarin Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Kryetaren e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, Sekretarin e LVV-së Rama, deputetin Zyba dhe bashkëkombasit tanë nga Maqedonia e Veriut, kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, deputetin Halil Snopçe dhe Bekim Qokun, shkruan Arbresh.info
“Sot bëhen tri vite që Rexha po i mungon familjes miqve kolegëve bashkpunetorëve dhe gjithë Kosovës, ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë. Me këtë rast, falënderoj shokët bashkpunëtorët dhe bashkaktivistët të cilët, ashtu si shumë herë me parë na vizitojnë dhe na respektojn.”, ka shkruar ajo./Arbresh.info./
LEXO EDHE:
Kurti dhe zyrtarët e VV-së vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim