Hulumtuesi në D4D, Allen Meta, ka folur rreth përplasjeve që janë krijuar brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe mundësisë së bashkëpunimit mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
“LDK-ja ka pasur probleme të ndryshme të brendshme. Tash e një vit janë acaruar gjërat brenda. Krahu i Vjosa Osmani dhe i Isa Mustafës. Duhet që LDK-ja të reflektojë. Në bazë të anketave të fundit, LDK-ja ka rënie të madhe si partia më e vjetër në skenë. Duhet të reformohet e të vijnë fytyra të reja”, tha Meta në Interaktiv.
Nga nisma e Osmanit, Meta thotë se s’mund të ketë pritje të mëdha.
“Është e vështirë që pa një strukturë të krijuar më herët të arrihet diçka. Këtë Osmani nuk e ka. Është i mundshëm një bashkim me VV-në e më pas të garojnë”, tha Meta.
Sipas tij, bashkëpunimi i Osmanit me Kurtit do ta mundte korrupsionin.
“Bashkëpunimi mes Osmanit dhe Kurtit mund të jetë çkapës i korrupsionit. Mund të ndikojë në ngritjen e përqindjes së votave për të dyja palët”, tha tutje Meta.
21 Janari, Veliaj: Thirrje për drejtësi e llogaridhënie
Ushtarët italianë të KFOR-it me stërvitje intensive për kont...
DW: Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë
Përfshihet nga zjarri fabrika e plastikës në Rahovec, nuk ka...
LVV sot mban tubim me gra në Besianë
Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas një dite të gjatë