Pas po thuajse më shumë se një orë ka përfunduar takimi i dy komisioneve për të Drejtat e Njeriut, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Në këtë takim u bisedua për shkëmbimin e përvojave dhe punës së këtyre komisioneve në përpjekje për të realizuar kërkesat e qytetarëve.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, Duda Balje, tha se ky takim është i dyti më radhë që komisionet janë duke e realizuar.
“Ky është takimi i dytë mes neve ne kemi hapur shumë tema se bashku. Kemi konstatuar se na si Kosovë jemi të paret në rajon për respektimin e të drejtave të njeriut. Na do të vazhdojmë biseda edhe më tej”.
E Fadil Zendeli-Kryetar i Komisionit për të drejtat e njeriut në Maqedoninë Veriore, tha se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është mjaft i rëndësishëm.
“Kjo është një vazhdimësi e takimit të kaluar. Debati dhe bisedimet kanë qenë të temave të ndryshme. Ne do ti vazhdojmë jo vetëm si takime formale por edhe të respektojmë e punojmë. Kemi detyrime si dy vende të respektojmë të drejtat e njeriut. Ne këtë mënyrë shkëmbejmë përvojën dhe pumën tonë. Si dy vende fqinj u preken temat edhe infrastrukturore si dhe shëndetësinë. Të gjitha këto janë më interes të dy vendeve. Përafrimi më unionin Evropian është në interes të dy vendeve” .
Komisioni nga Maqedonia Veriore ka mbajtur një takim edhe më kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli./arbresh.info/

Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...
Rama: Në rrugën “Nurie Zeka” largohen mbeturinat inerte dhe ...
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...