Drejtoria Rajonale Gjilan ka mbajtur takim me kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Kamenicës.
Takimi kishte për qellim njoftimin me kryetarët e bashkësive lokale të porsazgjedhur, diskutime në lidhje me situatën e sigurisë në komunën e Kamenicës, koordinimi me qëllim të adresimit dhe zgjidhjen e problemeve dhe sigurisë së përgjithshme të komunitetit.
Në takimi është njoftuar se kryetarët e bashkësive lokale të Komunës së Kamenicës kanë edhe koordinatorë me të cilin do ti koordinojnë veprimet me qëllim që të identifikohen nevojat, prioritetet e komunitetit në lokacionet ku veprojnë këta zyrtarë.
Këshillat Lokale për Siguri Publike po vazhdojnë të jenë trupa mbështetëse e Policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri, me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari./arbresh.info/
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen