Para se të përcillet për në banesën e fundit u mbajt një fjalim për nder të ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmedit i cili u vra në mesnatën e ditës së enjte 300 metra larg shtëpisë së tij në Zahaq.
Bashkëveprimtari Ibish Neziraj, në fjalim e tij për nder të Qerim Kelmendit, tha se pushka e mori Qerimin, raporton arbresh.info.

“Nuk e kishim menduar që do të ndaheshim prej teje shumë shpejt, nuk e kishim menduar që ti do na jepje lamtumirën, e këtu janë bashkëluftëtarët që luftuan për nder të lirisë, e ti po vjen afër tyre, sepse ty të mori pushka e tradhtarit që ta ndaloi jetën, e sot ti po i bashkohesh. Qerim Kelmendi u fjet për çdoherë para armikut, ishte njëri ndër drejtuesit e Lëvizjes së Popullit, e kjo lëvizje kishte për qëllim që të organizoni në ndalesë të pushtimit”, tha bashkëluftëtari i Qerim Kelmendit, Ibish Neziraj.
Ai po ashtu shtoi se Qerimi u largua nga kjo botë nga tradhtarët, që deshën ta vrasin edhe pra luftës edhe pas luftës. /arbresh.info/

Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...