Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me zëvendëskryeministrin në detyrë Besnik Bislimi, deputetë, ministra në detyrë, kryetarë komunash dhe aktivistë, kanë kryer homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Pas homazheve, Basha deklaroi se 28 Nëntori mbetet një ditë e shenjtë dhe unifikuese për shqiptarët kudo që jetojnë.
“Sot festojmë Ditën e Flamurit, një ditë të shenjtë që i bashkon shqiptarët gjithandej, përtej çdo kufiri, përtej çdo oqeani. Sot në Prekazin e lavdishëm, festojmë gjithashtu ditën e shenjtë ku kryetrimi ynë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ngriti flamurin në Lezhë në vitin 1443. Sot festojmë ditën e shpalljes së pavarësisë dhe ngritjen e dykrenares në Vlorë. Sot gjithashtu festojmë daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga heroi ynë Mujë Krasniqi, gjeneralët Daut Haradinaj e Rexhep Selimi. Dhe gjithashtu, sot festojmë ditëlindjen e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së”, tha Basha, pas homazheve.
Ai shtoi se Prekazi mbetet një prej vendeve më të shenjta për shqiptarët, simbol i sakrificës dhe qëndresës kombëtare.
“Pra, kjo është një ditë festash për shqiptarët kudo që ndodhen është një ditë e shenjtë për ne dhe shqiptarët nga të gjitha trevat, përfshirë edhe nga mërgata që vijnë dhe festojnë këtu në Prekazin e lavdishëm, një nga vendet më të shenjta në trevat shqiptare. Qofshim të bashkuar gjithmonë”, deklaroi Basha.



Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...