Basha përshëndet marrëveshjen VV-LDK: Akt ndershmërie dhe pjekurie politike

14:08 | 2 Shkurt 2020
A Z

Kryetari i demokratëve Lulzim Basha e ka konsideruar një akt pjekurie politike dhe ndershmërie marrëveshjen për koalicionin qeverisës që u arrit mes kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Basha deklaroi se marrëveshje është përgjigje e vullnetit për ndryshim të qytetarëve të Kosovës, derisa sshtoi se PD-ja do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës dhe drejtuesve të saj.

“Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazëror”, ka shkruar Basha./ A2 CNN

Shpërndaje në rrjete sociale