Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka hedhur për herë të parë votën e tij në zgjedhjet lokale, në qytetin e Ferizajt. Ai e vlerësoi këtë proces si një shenjë të maturisë politike dhe demokratike të vendit
. “Sot po ngadhënjen demokracia, sipas informacioneve që kemi, ka pasur zgjedhje të lira dhe të qeta, dhe kjo tregon maturi politike e demokratike që është zhvilluar në vendin tonë,” theksoi Basha.
Në një deklaratë për rtk, kryeparlamentari Basha ftoi qytetarët e Kosovës të dalin dhe të votojnë. “Secila votë ndikon drejtpërdrejt në secilën komunë,” tha ai, duke shtuar se vota është zëri i qytetarëve dhe mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën e përditshme.
Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë