Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka folur pas dështimit të 35-të me radhë për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se partitë deri tash opozitare me mosangazhim dhe obstruksion qëllimshëm po e pengojnë këtë proces.
“Në mëngjes, ne deputetët e LVV-së e kemi ditur se do të vijmë të votojmë. Deputetët e opozitës nuk e dinë pse kanë ardhur – sepse nuk kanë votuar. Janë zgjuar, janë veshur, kanë ardhur në Kuvend dhe janë kthyer në shtëpi pa lënë asnjë shenjë të angazhimit”, ka thënë Basha.
Sipas tij, deputetët e opozitës po e bojkotojnë konstituimin e Kuvendit, duke penguar formimin e institucioneve dhe duke shpërfillur përgjegjësinë që kanë ndaj votuesve.
“Jemi përgjegjës të gjithë për konstituimin e Kuvendit, meqenëse jemi të gjithë hisedarë. Por të gjithë deputetët e LVV-së po votojnë ‘për’. Kjo është puna jonë. Po të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe deputetët e opozitës”, theksoi ai.
Ai ka thënë se vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të matet në mënyrë legjitime se kush i ka numrat për të formuar qeverinë./rtk
Arben Kingji vizitë zyrtare në Rumani, fokus bashkëpunimi në...
Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...