Basha: Çmimi i vezëve qenka rritë si me pas hi pulat n’grevë

09:41 | 10 Janar 2023
A Z

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shpeshherë njihet se bën deklarata të çuditshme.

E tillë dhe po aq e ulët ishte kjo e fundit, e shkruar nga ai pas mesnate.

Kësaj radhe, ligjvënësi i pushtetit gjeti një formë tallëse për ngritjen e çmimit të vezëve në Kosovë, duke bërë një krahasim banal me grevat e dikurshme të mësimdhënësve.

Për më tepër dhe pa shije, Basha gjen kohë t’i nënçmojë qytetarët edhe për çmimet e larta që po i përjetojnë në këtë kohë inflacioni.

“Çmimi i vezëve qenka rritë si me pas hi pulat n’grevë”, ishte fjalia e shkurtër pa sens apo kokërr humori, e shkruar nga Basha në orët e vona përmes Twitterit.

Shpërndaje në rrjete sociale