Bartja e maskës ende mbetet obligative në Kosovë

17:20 | 25 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka marr pjesë në takimin e komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.

Ai tha se ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve me Covid-19, ndërsa ka përmendur faktin se edhe 3 mjekë nga stafi shëndetësorë kanë humbur jetën, shkruan arbresh.info

Hoti ka përmendur tri instrumentet bazë për ta mposhtur koronavirusin: mbajtja e maskave, mbajtja e distancës sociale dhe higjiena.

“Janë tri instrumente bazë për ta mposhtur koronavirusin, mbajtja e maskave, mbajtja e distancës sociale si dhe higjiena personale”.

Tutje, kryeministri Hoti ka thënë që kanë riorganizuar stafin shëndetësorë në nivel vendi, dhe kanë fuqizuar inspektoratin me staf shtesë./arbresh.info/