Barnat nga Serbia në tregun e Kosovës po hyjnë ilegalisht

19:38 | 12 Tetor 2016
M. A.

Rrjeti i OJQ’ve AVONET, derisa është duke kryer një hulumtim në fushën e shëndetësie, pretendojnë se gjatë monitorimit kanë vërejtur se në mesin e produkteve të cilat po importohen në mënyrë të paautorizuar nga Serbia, për në Kosovë ka edhe produkte medicinale.

Sipas AVONET, që nga viti 2015, këto produkte kanë filluar, ta vërshojnë tregun kosovar në mënyrë të pa kontrolluar.

“Një kontribut, të tillë në përhapjen dhe përdorimin e këtyre produkteve , po e bëjnë edhe vetë doktorët të cilët pas kontrollave pacientëve të tyre po  iu rekomandojnë pikërisht ilaçet të cilat  janë prodhim serb dhe të cilët nuk janë të licencuara për përdorim”, thuhet në një deklaratë publike të kësaj OJQ’je.

Sipas tyre, këto medikamente të cilat nuk kanë autorizim për shitje në Kosovë, janë kryesisht të kompanisë “Galanika”, mirëpo duke mos përjashtuar edhe prodhues të tjerë serb të cilët nuk kanë licencë për shitje.

“Ne si AVONET,  shprehim shqetësimin tonë, rreth këtyre produkteve medicionale të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve tonë. Një gjë e cila është akoma më shqetësuese për ne, qëndron në faktin se fajtor  për një gjë të tillë janë pikërisht,  Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoria e inspektoratit dhe doganat të cilat edhe pse janë në dijeni për një gjë të tillë, nuk po bëjnë asgjë, në parandalim e importit të këtyre produkteve të cilat po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë. Andaj në bëjmë  thirrje organeve kompetente të reagojnë në parandalimin e futjes së këtyre produkteve, të cilat çdo ditë e më shumë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale