Sot, komandanti i KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, mirëpriti zëvendëskomandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Peter K. Scott, në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, Prishtinë.
KFOR bën të ditur se Barduani ndau pikëpamjet e tij për situatën aktuale të sigurisë në të gjithë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ata vazhduan vizitën në Urën e Ibrit, ku gjeneralejtënant Scott u takua me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe.
Barduani e Scott shkuan edhe në “Camp Villaggio Italia” në Pejë dhe më pas në Manastirin e Deçanit, ku takuan igumenin, Sava Janjiq.
Rinumërimi i votave përfundon sot, 88% e vendvotimeve janë r...
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës