Një person është arrestuar të dielën pas mesditës në fshatin Bardhosh të Prishtinës pasi dyshohet për lëndim trupor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se viktima e cila po bashkëjetonte me të dyshuarin ka marrë lëndime trupore.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fshati Bardhosh, Prishtinë 12.01.2020-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij viktimën femër K/shqiptare me të cilën ishte duke bashkëjetuar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...