Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pas përballjes të Shqipërisë kundër Kroacisë në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2024.
Ai e përshkruajti ndeshjen si emocionuese dhe plot raste e mundësi shënimi, shkruan Arbresh.info.
Mes të tjerash Bislimi u shpreh se rezultati i arritur në ndeshjen e sotme me Kroacinë e mban Shqipërinë ende në lojë matematikisht për kualifikim.
“Emocione të papërsëritshme futbolli dhe ndeshje plot raste e mundësi shënimi. Në fund u ndamë me nga një barazim përballë Kroacisë. Rezultat që e mban kombëtaren e Shqipërisë ende në lojë matematikisht për kualifikim.”, ka shkruar zëvendëskryeministri Bislimi./Arbresh.info/
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë