Në shënim të Ditës së Evropës, më 9, maj Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, si dhe me ndërmarrjen “Pastrimi” ndërmorën aksion për të pastruan deponinë në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Bashkim Svirca nga Bardhoshi tha se si banor i fshatit nuk është i kënaqur me pastrimin e kësaj deponie.
Sipas Svircës, pastrimi i kësaj deponie është bërë “shkel e shko”, derisa thotë se deponia rrezikon të vërshohet sërish nga mbeturinat sikurse më herët, meqenëse vendi nuk është pastruar tërësisht.
“Desha t’iu shkruaj për një aktivitet qe u ndërmor ne Ditën e Evropës dhe ne nga zemra i falënderojmë për ndërmarrjen e këtij aktiviteti si ndaj iniciativës ta Pastrojmë Kosovën, po ashtu edhe ndaj komunës dhe ndërmarrjes, ngase i gjithë fshati ka qene i rrezikuar nga kjo deponi, sidomos tani qe po vije vera, ku ajo deponi do kthehej ne rrezik te përhershëm për përhapjen e erërave te pakëndshme, mushkonjave etj. Sido qe te jetë, ne banorët e fshatit Bardhosh ndihemi te zhgënjyer, ngase pastrimi i asaj deponie është bere shkel e shko apo sa për sy e faqe që thotë populli, thotë Svirca në një mesazh dërguar redaksisë së KosovaPress-it.
Svirca thotë se është parapagues i rregullt në ndërmarrjen “Pastrimi”. Ai pret që kjo deponi të pastrohet edhe njëherë dhe banorët e papërgjegjshëm që hedhin mbeturina aty të futen në sistemin e mbledhjes së mbeturinave të ndërmarrjes “Pastrimi”.
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...