“Stop xhandarmerisë serbe dhe kërkojmë të mos bëjnë provokime.”
Kështu ka thënë Fadil Kastrati nga fshati Karaçevë i cili bashkë me banorë tjerë protestuan kundër hyrjes së xhandarmerisë serbe në Karaçevë, raporton arbresh.info.
“Serbia po pretendon te na merr tokat, po bënë trysni. Ne sot i themi stop xhandarmerisë serbe dhe mos të bëjë provokime”.
E, Selver Lenjani kërkoj nga institucionet që të kthejnë kokën nga Karaçeva.
“Vazhdimisht po hyn xhandarmeria serbe që nga viti 2001 e deri me sot. Kërkojmë nga institucionet që t’vinë në Karaçevë”.
Hyrja e xhandarmerisë serbe në këtë pjesë të Kosovës po bëhet më qëllimin për t’i larguar nga shtëpitë e tyre thotë Ismajl Kastrati, banor i këtij fshati
“Sot po protestojmë. Armiku serb po na bllokon me Marrëveshje të Kumanovës. Këtë uzurpim Serbia e ka bërë me qëllim për me i largu banorët shqiptarë”.
Për t’i dal në ndihmë dhe përkrahje banorëve erdhi edhe Gani Geci.
Gani Geci pati një kritik për Kuvendin e Kosovës.
“Unë isha edhe me herët këtu. Është bërë një gabim në Marrëveshjen e Kumanovës. Institucionet tona janë jashtë këtij fshati. Kuvendi në vend se me i mbrojt këta banorë, ata ndajnë mjete për t’i mbrojt disa individ që ftohen nga Gjykata Speciale”.
Kujtojmë se tash e 20 vite këta banor kanë kërkuar që të ju bëhet një zgjidhje, pasi këtë pjesë e menaxhon KFOR-i, e jo Policia e Kosovës.
Xhandarmeria serbe ditë më parë ka hyrë në këtë fshat duke bërë që të ngriten shqetësime për sigurinë e banorëve./arbresh.info/

Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...