Fillimi i punëve për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Barilevë e Vërbovc, nuk është pritur me entuziazëm nga fshatarët e Barilevës.
Ata nuk janë kundër projektit për rregullimin dhe zgjerimin e kësaj rruge, por po e kundërshtojnë papërgjegjshmërinë e punëkryesit, që gurët e dheun ua ka hedhur në arat e tyre, raporton KTV.
Banorët thonë se nuk kanë kurrfarë pretendimi për ta pronësuar tokën, por kërkojnë që të mos u bëhet dëm në atë që e konsiderojnë si tokë të shenjtë.
Nexhmi Leci, banor i kësaj ane, ka thënë se kjo sjellje e kompanisë që kryen punët me miratimin e komunës së Prishtinës, do t’i detyrojë banorët e kësaj ane t’i bllokojnë punët.
Drejtori i Inspektoratit, Xhelal Sveçla, që është takuar me banorët e kësaj ane për të inspektuar punimet, ka thënë se u ka premtuar banorëve se në përfundim të punimeve, asnjë mbetje nuk do ta lënë në pronat e fshatarëve./arbresh.info/
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...