Banorët e lagjes Veternik të kryeqytetit që nga viti 2012 kërkojnë nga komuna që t’u ndërtojë objekt të shkollës fillore, qendër të mjekësisë familjare e çerdhe, pasi në këtë lagje prej 3500 shtëpive e 15.000 banorëve nuk ka asnjë objekt të një institucioni arsimor, shëndetësor apo të administratës.
Kryetari i komunës së Prishtinës, sipas kryetarit të bashkësisë lokale të Veternikut, Deli Avdiu e ka takuar atë vetëm 1 herë në 4 vjet ndonëse i kishte premtuar se do ta takonte çdo tre javë. Valbona Berisha, udhëheqëse e sektorit të investimeve kapitale në drejtorinë e investimeve kapitale në emisionin “Ju flet Prishtina” tha se komuna do krijojë një park në këtë lagje meqenëse s’ka mundësi të ndërtojë objekte të institucioneve arsimore e shëndetësore pasi s’ka tokë publike por vetëm private.
Kryetari i bashkësisë lokale Deli Avdiu tha se banorët do të organizojnë protesta për këto kërkesa,meqenëse ka më shumë se 6 vite që komuna jep arsyetim për mos punën e saj mungesën e pronës publike.
Ndalohet një shofer në Pejë, në veturë transportonte katër s...
Festa e Bajramit/ Inspektorati në terren, kontrollohen çmime...
Shërbimet inteligjente amerikane: Kina nuk pritet të pushtoj...
Aksion policor në lagjen e varfër të Rio de Janeiro, vriten ...
S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një...
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta