Banorët e Mati 1 protestuan sonte për shkak të mungesës së ujit që po vazhdon prej tre ditësh. Ata kanë akuzuar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” për mosveprim.
Ndërkaq, KRU Prishtina ka sqaruar se furnizimi është i reduktuar për shkak të problemeve teknike në kanalin Ibër-Lepenc dhe po punohet për normalizimin e situatës.
Zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku, në një deklaratë për Arbresh.info sqaroi situatën dhe shkakun e problemit.
“Për shkak të problemeve teknike të paraqitura në kanalin Ibër-Lepenc, kemi furnizuar me ujë vetëm përmes dy impianteve tjera, Albanik dhe Badoc, me kapacitet maksimal. Sot, ITU Shkabaj ka filluar trajtimin e ujit pas largimit gradual të turbullirës nga kanali, dhe furnizimi është rikthyer me kapacitet maksimal,” tha ajo.
Megjithatë, zëdhënësja shtoi se për shkak të kërkesës së lartë, në disa zona si Mati 1, rruga “Ndue Përleshi”, rruga “Sokol Sopi”, lagjja City Home, rruga “Bahri Ademi” dhe zona të tjera përreth, furnizimi ende nuk është plotësisht i stabilizuar.
“Kemi pritshmëri që gjatë natës dhe në orët e mëngjesit gjendja të përmirësohet dhe secili konsumator të furnizohet normalisht. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!” përfundoi ajo.

Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...