Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur përfaqësuesit e banorëve të lagjes “Mati 1” të Prishtinës, ku kanë diskutuar për ndërtimet në këtë lagje, të cilat sipas banorëve janë ndërtime në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Sipas një komunikate të Ministrisë, Shala, i dëgjoi shqetësimet e përfaqësueseve te banorëve dhe premtoi që do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm që lejon legjislacioni në fuqi rreth kësaj çështje. Ai i njoftoi përfaqësuesit e banoreve rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin, se kërkesat e banorëve do të shqyrtohen me prioritet.
Ministri Shala premtoi se do të jetë i hapur për diskutim edhe në të ardhmen nëse një gjë e tillë konsiderohet e nevojshme.
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë