Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë nesër protestën si reagim i banorëve të Hades ndaj rrënimit të disa themeleve të shtëpive për të cilat Inspektorati i MMPH-së ka vlerësuar se janë ndërtuar pa leje.
Protesta do të mbahet para Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, duke filluar nga ora 13:00.
“Banorët e Hades dhe Forumi për Iniciativa Qytetare organizojnë protestën si reagim i banorëve të Hades, familjet e të cilëve për vite me radhe, që nga 2004-ta kur ka filluar zhvendosja e dhunshme, ballafaqohen me shkeljen e të drejtave të tyre, kushtet më të rënda mjedisore ekonomike, që po rrezikojnë edhe jetët e familjeve të tyre”, thuhet në njoftimin për media.
Në një aksion të përbashkët me Komunën e Obiliqit dhe Policinë e Kosovës, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit rreth një javë më parë shkatërroi disa themele me gjithë revoltën dhe konfrontimin me banorët e këtij fshati.
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?