Një delegacion i lartë i Kosovës i përbërë nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza po marrin pjesë në takimet rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që po mbahet në Bali të Indonezisë.
Delegacioni i Kosovës do të marrë pjesë në seancat e rregullta plenare të FMN-së dhe të BB-së.
Mehmeti dhe Hamza do të takohen me zyrtarë të lartë menaxhues të FMN-së dhe të BB-së.
“Gjithashtu, në kuadër takimeve vjetore të FMN-së do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Guvernatorit të Bankës Qendrore të Turqisë, Murat Çetinkaya”, thuhet në një njoftim nga BQK.
Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Bali të Indonezisë do të përmbyllen më 14 tetor.
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...