Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot përfaqësuesit e Grupit të Bankës Botërore, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Ministri Krasniqi falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen që kanë dhënë deri me tash në sektorin e bujqësisë, duke e vlerësuar se kjo mbështetje ka sjellë rezultate mjaft konkrete dhe të rëndësishme.
Ai i njoftoi ata me Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2017, dhe me hapat tjerë që po ndërmerren në fushat që ka përgjegjësi ministria.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Bujqësisë, Krasniqi dhe zyrtarët e BB-së diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadër të projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Ministri Krasniqi kërkoi që mbështetja të rritet dhe zgjerohet në masa të reja mbështetëse në dobi të fermerëve tanë.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen edhe përmes financimit shtesë për sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat në këtë sektor që po ofron një nga mundësitë më të mira për punësim dhe zhvillim ekonomik.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...