Banka Botërore po synon të përmirësojë furnizimin me ujë në zonën e lumit Morava e Binçës.
Sipas BB kjo zonë është më e thata në Kosovë, me më së paku të reshura në vit.
Projekti synon që popullsia e kësaj zone të ketë furnizim më të mirë me ujë, përfshirë këtu edhe shërbime të reja apo të përmirësuara për ujitje.
“Ngritja e një vend-akumulimi të ri të ujit do të jetë investimi më i madh kryesor në kuadër të projektit të propozuar. Projekti, i emëruar Ngritja dhe Shfrytëzimi i Mundësive për Siguri të Ujit (FLOWS), po ashtu synon të përmirësojë planifikimin dhe koordinimin e menaxhimit të burimeve të ujit në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e BB.
Prurja mesatare mujore në Moravën e Binçës në mënyrë të theksuar fillon të rritet në muajin shkurt, kur prurja është më e madhe se ajo e janarit për 2,89 m3 /sek në Domoroc dhe 356 m3/sek në Kërmjan. Krahasuar me muajin shkurt- mars kjo prurje në lokalitetin e parë është më e madhe për 2,35 m3/sek e në Kërmjan për 2,20 m3/sek, kur në këto lokalitete arrin lartësia më e madhe e prurjes, në muajin mars.
Minimumi i prurjes është shënuar në muajin gusht në të dy lokalitetet. Prej maksimumit të prurjeskjo e gushtit është më e vogël për më se 12 herë në Domoroc dhe 8 herë në Kërmjan. Në bazë të kësaj mund të përfundohet se në Moravën e Binçës prurja më e madhe është në mars dhe në shkurt e më e vogël në gusht dhe në shtator.
Komuna e Gjilanit ka disa javë që ka shpallur gjendje emergjente të ujit të pijshëm.
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare
Nëna e Brikenës komenton historinë e bujshme me Mateon: Ne n...
Edi Rama në Izrael, kjo është agjenda
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...